Tuesday, January 26, 2016

Toka ka shumë uje por, ekosistemet tokesore agrikulturat dhe njerëzit janë te varur nga uji i fresket


Toka ka shumë uje por, ekosistemet tokesore agrikulturat dhe njerëzit janë te varur nga uji i fresket i cili përbën vetem 0.77% te tërë ujit te planetit.Prandaj ndotja e ujit është e rrezikshme jo vetëm per njeriun por edhe per organizmat tjer. Uji eshte materie e pazëvendësueshme prandaj kujdesi ndaj tij është më se i nevojshem.Popujt e ndryshem kanë kulte dhe rite te ndryshme për ujin dhe rendesin e tij.

Nga uji i papaster pasojn nje sërë sëmundjesh ndër me te rëndësishmet janë kolera,tifoja e zorreve,hepatiti,tularemia etj.Këto sëmundje shpesh kan marr viktima njerëzore.Mbrojtja e ujit ështe ne doren tonë ne mund ta kursejm dhe ta mbrojm.Jeta vjen nga oqeani ,dhe qelizat tona, edhe ne ditet e sotme vazhdojn ta kene brenda tyre detin. Uji përbën rrethë shtatëdhjet përqind te trupit tonë dhe është shumë i rëndësishem.

Per shkak te kaluares sone oqeanike uji qoft brenda trupit apo nga jasht na shëron dhe na rinon.Ne ditet e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota ,është vështir të mendohet për një ujë të pastër.Uji dikur ishte burim i gëzimit, i bukuris dhe i argëtimit.Mirëpo lumenjët e dikurshëm të cilët ishin të pasur me diverzitet të bujshëm të botës shtazore dhe brigjet e gjelbëruara tani janë shëndërruar në shumë vende të botës në kanale të hapura të hedhurinave dhe të helmeve ose materieve toksike.Kjo gjendje dhe sjellje e pa ndërgjegjshme dhe pasojat nga kjo gjendje e krijuar do të jenë fatale për njerëzimin

Ndotja e ujit , Qeshtja mjedisore


Qeshtja mjedisore aktualisht është bërë problem i diskutueshem,jo vetem ne planin e ekspertëve,por edhe ne planin politik e tekniko teknologjik.Problemet e mjedisit nisin nga ai lokal dhe shtrihen ne nivel kombëtar e nderkombetar. Mjedisi jetësor është bërë problem botërorë dhe njëherit është preukupimi kryesor i shumë vendeve të botës.

Sidomos te ne rredhanat dhe zhvillimet e fundit në Kosovë ndikuan në ndotjen e mjedisit në shumë sfera.Me fjal tjera ,aftësia e pabesueshme e njeriut për tu përzier në ligjet e natyrës,për të krijuar vlera dhe për të ndërruar natyrën,rezulton me ndryshime dhe qrregullime të mëdha në biosferë.Njeriu ndryshon kodra të tëra,hap tunele,thanë moqalet e kënetat,pengon dhe ndryshon peisazhin,ndot në mënyrë të pakontrolluar ajrin, ujin dhe tokën,rrezikon dhe zhdukë shumë lloje bimore dhe shtazore etj.Të gjitha këto aktivitete të njeriut kanë shkaktuar kriza ekologjike në përmasa globale.Kjo krizë seriozisht po kërcnon biosferën dhe njeriun.

 Mjedisi ne te cilin po jetojm gjithnjë e me tepër po rrezikohet nga ndotësit e ndryshëm të cilet rrezikojn jetën dhe shëndetin tonë.Nje ndër resurset më të rëndësishme dhe më të ndotura është edhe uji pa te cilin nuk do te ishte e mundur jeta e njeriut . Konsiderohet se shekulli që sapo kemi hyrë nuk do të jetë shekull i krizës së naftës, por i krizës për ujë.Qysh sot shumë shtete janë të detyruara ta fitojnë ujin për pije nga deti ,nga burimet nëntoksore ose nga masat e akullit polar.Kosova nuk ka sasi të mjaftueshme të ujit,shumica e banorëve të Kosovës nuk janë të lidhur me ujësjellsin e përbashkët ,ku bëhet pastrimi i ujit dhe analiza bio-kimike e tij.

Nese ekziston mrekulli ne kete planet ajo eshte uji /Loran Eiselz/. E gjithë jeta vjen nga uji.Këtë mrekulli qe na e fali natyra duhet ta ruajme. Sot ne bote njihen me se dyqind sëmundje qe paraqiten si pasoj e përdorimit te ujit te ndotur.Uji është vetë jeta,jo vetëm për njeriun, sepse asgjë mbi tokë nuk mund të jetoj pa ndihmën e ujit madje as vetë natyra. Sipas Organizatës Botërore të shëndetësis me përmasa botërore nga uji i ndotur sëmuren mbi pesëqind milion njerëz.Shpeshher ne nuk jemi të vetëdijshëm për veprimet tona ndaj ujit prandaj shumë qytetar hudhin gjithçka mbi lumenjë me mendimin se uji i bartë mbeturinat,por ndotja mbetet aty.