Tuesday, January 26, 2016
Toka ka shumë uje por, ekosistemet tokesore agrikulturat dhe njerëzit janë te varur nga uji i fresket
Toka ka shumë uje por, ekosistemet tokesore agrikulturat dhe njerëzit janë te varur nga uji i fresket i cili përbën vetem 0.77% te tërë ujit te planetit.Prandaj ndotja e ujit është e rrezikshme jo vetëm per njeriun por edhe per organizmat tjer. Uji eshte materie e pazëvendësueshme prandaj kujdesi ndaj tij është më se i nevojshem.Popujt e ndryshem kanë kulte dhe rite te ndryshme për ujin dhe rendesin e tij.
Nga uji i papaster pasojn nje sërë sëmundjesh ndër me te rëndësishmet janë kolera,tifoja e zorreve,hepatiti,tularemia etj.Këto sëmundje shpesh kan marr viktima njerëzore.Mbrojtja e ujit ështe ne doren tonë ne mund ta kursejm dhe ta mbrojm.Jeta vjen nga oqeani ,dhe qelizat tona, edhe ne ditet e sotme vazhdojn ta kene brenda tyre detin. Uji përbën rrethë shtatëdhjet përqind te trupit tonë dhe është shumë i rëndësishem.
Per shkak te kaluares sone oqeanike uji qoft brenda trupit apo nga jasht na shëron dhe na rinon.Ne ditet e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota ,është vështir të mendohet për një ujë të pastër.Uji dikur ishte burim i gëzimit, i bukuris dhe i argëtimit.Mirëpo lumenjët e dikurshëm të cilët ishin të pasur me diverzitet të bujshëm të botës shtazore dhe brigjet e gjelbëruara tani janë shëndërruar në shumë vende të botës në kanale të hapura të hedhurinave dhe të helmeve ose materieve toksike.Kjo gjendje dhe sjellje e pa ndërgjegjshme dhe pasojat nga kjo gjendje e krijuar do të jenë fatale për njerëzimin
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment